Nën kampionët e NBA, Cleveland Cavaliers kanë harruar humbjen e pësuar dy ditë më parë nga Washington Wizards.

Në përballje me Memphis Grizzlies, Cleveland kanë shënuar fitore të lehtë me 23 pikë diferencë, 112-89.


LeBron James ishte edhe njëherë fantastik në këtë përballje me ‘Triple Double’, ku realizoi 18 pikë, kapi 14 topa nën kosh dhe dhuroi 11 asistime për bashkëlojtarët e tij.

Me paraqitje të mirë tek Cavs ishin edhe George Hill me pikë të njëjta sa James si dhe dyshja e ardhur nga Lakers, Nance JR dhe Jordan Clarkson që shënuan 15 respektivisht 14 pikë.

Fitorja e natës së mbrëmshme ishte e 35 për Cavs këtë edicion derisa ata kanë pësuar edhe 23 humbje dhe zënë pozitën e tretë në Lindje.

Lakers 2

Fitore ka shënuar edhe Los Angeles Lakers përballë Dallas Mavericks me 22 pikë diferencë 124-102.

Lakers që nga fillimi i ndeshjes ishin më të mirë kur çerekun e parë e përfunduan me epërsi të lartë 32-17.

Edhe në çerekun e dytë vendasit ishin më të mirë dhe shkuan në pushim me rezultat 63-41.

Loja e mirë e vendasve vazhdoi edhe në dy çerekët e fundit ndërsa më meritori për këtë fitore ishte Julius Randle që realizoi ‘Triple Double’, me 18 pikë, 10 asistime dhe 13 kërcime.

Lakers1 1

Isiah Thomas kishte gjithashtu një natë të mirë ku realizoi 17 pikë dhe bëri katër asistime.

Për Lakers paraqitje të mirë këtë mbrëmje kishte edhe Brandom Ingram me 15 pikë e nëntë kërcime si dhe qendra kroate Ivica Zubac që shtoi 14 pikë për 18 minuta lojë.

Fitorja ndaj Dallas ishte e 24-ta këtë edicion për LA, ndërsa kanë pësuar 10 humbje më shumë dhe ndodhet në pozitën e 11 në Perëndim por me gjasa për tu futur në ‘Play – Off’. /Telegrafi/Rezultatet:

Detroit Pistons - Boston Celtics 98:110

Indiana Pacers – Atlanta Hawks 116:93

Washington Wizards – Charlotte Hornets 105:122

Toronto Raptors – Milwauke Bucks 119:122

Houston Rockets - Minnesota Timberwolves 120:102

Memphis Grizzlies - Cleveland Cavaliers 89:112

New Orleans Pelicans – Miami Heat 124:123

Denver Nuggets - San Antonio Spurs 122:119

Phoenix Suns - Los Angeles Clippers 117:128

Uttah Jazz – Portland Blazzers 81:100

Los Angeles Lakers – Dallas Mavericks 124:100

telegrafi sport app