Çka tregon sedimenti i rritur i eritrociteve? Shpjegon doktor Gashi

Hematologu Fitim Gashi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për sëmundjen e gjakut, analizat që na tregojnë gjendjen e përgjithshme të organizmit, aneminë, etj.
Gashi ka sqaruar se çka do të thotë edhe një sediment i rritur i eritrociteve.
“Një sediment i rritur tregon lëvizjen e eritrociteve. Proceset inflamatore, proceset infektive, sëmundje të ndryshme malinje ndikojnë që sedimenti të rritet. Mirëpo, sa më i vjetër që është personi, në mënyrë natyrale sedimenti rritet, për shkak se lëvizshmëria e eritrociteve është më i ultë. Pra, një sediment na tregon a kemi një infeksion, a ka ndonjë sëmundje malinje, inflamacion. Të tregon që diçka po ndodh në organizëm”, u shpreh doktori.
Ai potencoi se tek personat e vjetër është më normale që sedimenti të jetë më i rritur.
Podcasti "Shëndeti në rend të parë mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































