Kur papritur fëmija ka filluar të ecë në mes të natës duke ulëritë përderisa ende është në gjumë, me siguri është duke pasur tmerre të natës.
Përderisa kjo mund të jetë një dukuri e zakonshme tek fëmijët është një ndodhi e frikshme për të përjetuar, edhe më shumë për nënën dhe babanë, dhe mund të ndodhë herët në moshën 2-3 vjeçare te fëmijët, transmeton Telegrafi.
Një gjumë në tmerr është një gjumë i ndërprerë që mund të duket shumë e ngjashme me ankthin, por me një dukje shumë më befasuese. Tmerret e natës ndodhin gjatë ciklit të gjumit të thellë. Nuk është një ëndërr, por një episod i zgjimit të pjesshëm që ndodhë gjatë kalimit nga një cikël i gjumit në tjetrin. Tmerret e natës mund të shfaqen rreth 2 ose 3 orë pasi fëmijët të flenë.
Tmerret e natës mund të shkaktohen nga një stimulim i tepërt i sistemit të qendrës nervore gjatë gjumit. Duhet t’ju përkujtojmë se nuk duhet zgjuar fëmijët gjatë tmerrit në gjumë por krijoni një rreth të sigurt për të mos e lënduar veten. Nuk ka trajtime të veçanta për tmerret gjatë natës, por ka mënyra për të mbrojtur fëmijët nga të pasurit ato.
Limitoni kohën e shikimit të ekranit në mbrëmje
Bëni rregulla të shtëpisë për të fikur të gjithë ekranet (TV, kompjuterët, telefonat, tabletave…) së paku një orë para gjumi. Drita e ekranit mund të ndalojë lirimin e hormonit të gjumit, melatoninës. Ne duam që truri të ndalojë para se të shkojmë në shtrat, jo të filloj punën e tepërt.
Krijoni një rutinë të gjumit relaksuese dhe të qëndrueshme
Para gjumit sigurohuni të lejoni fëmijët tuaj të kenë kohë joproduktive kështu që ata janë gati për t’u destresuar. Bëni një banjë të nxehtë, lexoni ndonjë tregim dhe sigurohuni që aktivitetet janë të qeta. Gjithashtu është ide e mirë të jeni të qëndrueshëm me kohën e gjumit dhe shkoni për të fjetur në kohën e njëjtë.
Sigurohuni që të krijoni një dhomë gjumi që është e errët, e freskët, dhe sa më e qetë që të jetë e mundshme. Krijoni dhoma që janë të përshtatshme për ta dhe gjumë.
Shmangni sa më shumë mundësive që fëmija juaj të lodhet shumë
Si është përmendur më parë, gjumi në kohë të njëjtë është çelësi. Shumë prindër mendojnë se nëse fëmijët e tyre lodhen shumë, do të flenë më shumë dhe të kenë një gjumë me kualitet më të mirë gjatë natës. Kjo nuk është e vërtetë. Kur janë të pushuar mirë ata do të bëjnë gjumë më çlodhës dhe të kalojnë nga një cikël në tjetrin sa më mirë që munden me shpresën se do ti shmangen tmerreve të natës.
Tmerret e natës mund të jenë të frikshme por mbani mend: fëmijët tuaj nuk do ta mbajnë në mend çfarë ka ndodhur në mëngjes. Krijimi i një ambienti të shëndetshëm dhe një rutine janë hapat e parë për fëmijën të flejë më mirë gjatë natës. /Telegrafi/
R.Q.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit