Nga: Daut Dauti
Izraeli dhe Irani sot janë dy armiq të përbetuar për njëri-tjetrin. Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Nga fillimi i viteve 1960 e deri më 1979, këto dy vende kanë qenë miqtë më të ngushtë. Sipas një marrëveshjeje që kanë pasur, Irani e ka furnizuar Izraelin me naftë kurse Izraeli ia ka kthyer me shërbime këshilluese në bujqësi, ndërtim, arsim, siguri dhe me armatim.
Kjo ka qenë arsyeja pse gjatë kësaj kohe mijëra izraelitë kanë shkuar që të punojnë në Iran. Ky ka qenë një plan i diktatorit Shah Reza Pahlavit që ta përparonte shtetin e tij e ta bënte fuqi rajonale. Megjithatë, gjatë regjimit të tij, gjysma e popullit kanë bërë jetë të mirë e luksoze, kurse gjysma tjetër kanë jetuar në varfëri. Izraelitët kanë qenë të privilegjuar dhe kanë bërë jetë luksoze.
Kjo është tema e filmit dokumentar “Before the Revolution” (Para Revolucionit). Filmi është i pajisur me materiale arkivore dhe me intervista ku flasin diplomatët, biznesmenët, ekspertët, në mesin e të cilëve edhe anëtarët e shërbimit sekret izraelit, MOSAD-it, që kanë vepruar në Iran.
Anëtarët e MOSAD-it flasin për bashkëpunimin me shërbimin sekret iranian që atëherë është quajtur SAVAK. Sipas tyre, SAVAK-u ka qenë tejet profesional dhe e ka kontrolluar gjendjen më mirë se MOSAD-i në vendin e vet. Është interesante dëshmia e shefit të transportit detar izraelit. Ai tregon për një rast se si SAVAK-u e ka arrestuar një punëtore të kësaj kompanie duke e akuzuar për komuniste dhe spiune të Shqipërisë.
Sidoqoftë, izraelitët gjatë kësaj periudhe jetojnë si milionerë të vërtetë dhe regjimi i Pahlavit duket se nuk ka asnjë problem. Bashkëpunimi i ngushtë i iranianëve me izraelitët është justifikuar mbi faktin e ekzistimit të tensioneve mes iranianëve dhe arabëve (që është armiqësi e vjetër). Kjo gjë ka qenë e mirëseardhur edhe për izraelitët që kishin qëndrim të njëjtë për arabët, siç kanë edhe sot, dhe që ishin në kërkim të një shteti mik mysliman. Por, gjërat keqësohen shpejt, brenda natës dhe pa e kuptuar SAVAK-u e MOSAD-i se çka po ndodhë. Në fillim të vitit 1979 të gjithë izraelitët largohen duke shpresuar se trazirat do të ndalen dhe një ditë do të kthehen. Pastaj, kur nga vendi largohet edhe Pahlavi, merret vesh se regjimi i tij ka përfunduar. Mbesin vetëm 20-30 veta punëtorë të ambasadës dhe të MOSAD-it. Këta mbeten për ta pritur ardhjen e Homeinit nga Parisi, duke shpresuar se do të rregullohet gjendja. Majtsitët iranianë, djathtistët, grupet religjioze dhe fraksionet ushtarake, të gjithë e presin Ayatollah Khomeinin duke shpresuar se do ta përdorin autoritetin e tij në rritje për ta manipuluar në llogari të tyre. Njësoj mendojnë edhe Amerika, Britania dhe Franca meqë Khomeini u duket zgjidhje më e mirë se komunistët. Të gjithë mashtrohen meqë Khomeinin nuk mund ta manipulojë askush. Ai e ka planin e vet.
Kur ambasada dhe përfaqësitë tjera izraelite sulmohen, diplomatët dhe agjentët e MOSAD-it detyrohen të fshihen te miqtë e tyre duke i ndërruar shtëpitë çdo natë. Çdo veprimtari e tyre pushon së ekzistuari dhe problemi kryesor i tyre bëhet shpëtimi i jetës. SHBA-ja, së bashku me Izraelin, nga grupet e demonstruesve radikalë shihen si fajtorë të gjendjes për shkak se i kishin ndihmuar Pahlavit. Situata është aq e vështirë saqë shteti i Izraelit as që mendon për të bërë ndonjë plan për evakuimin e diplomatëve dhe agjentëve sekretë.
Para se të vendoset Khomeini në pushtet, një aeroplan amerikan merr leje për të aterruar në Teheran dhe izraelitët e mbetur ia dalin të largohen. Një agjent i MOSAD-it e kujton këtë moment kështu: “Kur aeroplani hyri në hapësirën ajrore të Turqisë, nga gëzimi kemi kënduar dhe kërcyer saqë gati e kemi rrëzuar aeroplanin”.
Ky film, i punuar me mjeshtëri nga regjisori Dan Shadur, bën me dije se në vigjilje të revolucionit krijohet kaos aq i madh saqë rrëzohen përtokë të gjitha organizatat shtetërore – sado të fuqishme e të famshme që janë. Madje, nuk guxojnë as të lajmërohen se ekzistojnë. Asgjë nuk e ndal fuqinë kaotike që krijojnë lumenjtë e njerëzve kur dalin në rrugë dhe kur pushteti politik është i përmbysur.
Kështu ka përfunduar ëndrra e bashkëpunimit iraniano-izraelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!

Si e sollën shqiptarët kafenë në Evropë?

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Individualizmi ynë i mjerë

In Memoriam: Gene Hackman (1930–2025) - yll në çdo film ku luajti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës