“Tërheqja e partnerit" arsyeja numër 1 që shtyn një çift drejt lidhjes.
Një pyetje që për dekada më radhë ka tërhequr vëmendjen e psikologëve dhe specialistëve të ndryshëm në fushën e seksologjisë, është edhe ajo se cilat janë arsyet që i shtyjnë njerëzit të bëjnë dashuri.
Në të vërtetë, "pse-ja" e një pyetjeje të tillë është shumë herë më e ndërlikuar sesa mendojmë. Megjithatë, falë një pune të madhe të kërkuesve të Universitetit të Teksasit, ne mund të mësojmë shumë rreth arsyeve kryesore që i shtyjnë çiftet "të zhyten" poshtë çarçafëve. Është renditur një numër i pafundmë argumentesh, mendimesh, dhe arsyesh se përse njerëzit bëjnë dashuri. Siç mund të mendohet, surprizat s‘kanë të sosur. Raportet intime mund të nxiten nga arsyet më të çuditshme, deri tek ato më egoistet, por edhe nga aspiratat shpirtërore më të thella.
Sjelljet seksuale
Studiuesit që analizuan sjelljet seksuale të një grupi prej 2000 meshkujsh dhe femrash treguan se arsyet shkonin nga më banalet, si dëshira për të qenë më mirë dhe për t‘iu afruar Zotit, përpjekja vetëmohuese për t‘i dhënë kënaqësi partnerit, te gjesti manipulues për të fituar diçka e deri te dëshira për të plotësuar një hakmarrje. Shumë të pyetur tregonin se të bërit seks ishte një mënyrë e mirë për t‘u qetësuar ose për të luftuar mërzitjen, stresin, për të lehtësuar gjumin, ose për të djegur kaloritë. Disa të tjerë preferonin të "hidheshin" nxitimthi në seks, për të shmangur debatet me partnerin, të cilat mund ta vinin në rrezik marrëdhënien, të tjerë e përdorin këtë "armë" për të gjetur një arratisje nga zhgënjimet e jetës së përditshme, ose të tjerë akoma, për t‘iu fshehur problemeve në përgjithësi dhe vetëm pak persona qenë të bindur se të bësh seks është mënyra më e mirë për të përballuar problemet që i përkasin çiftit, dhe të tjerë akoma që e zgjidhnin dashurinë thjesht "për të kaluar dhimbjen e kokës", sepse ai funksionin më mirë, sesa një kurë ilaçesh me aspirina. E nëse arsyet që i shtyjnë meshkujt dhe femrat për të bërë seks janë shpesh të pazakonta dhe pak "fetare", po aq të çuditshme janë edhe ato për të cilat studiuesit shpjegojnë se seksi është një proces i nevojshëm.
Femrat dhe meshkujt
Meshkujt dhe femrat nuk ndryshojnë shumë në mendime nga njëri-tjetri, për sa i përket motivit se përse bënin dashuri. Të dyja sekset veçonin "tërheqjen ndaj partnerit" si arsyen numër një që i shtyn ata të "futen" nën çarçafë. Me të vërtetë, 20 nga 25 arsyet më të shpeshta ishin të njëjta si për burrat, ashtu edhe për gratë. "Nga studimi u konfirmuan edhe gjëra që diheshin më parë, si meshkujt kërkojnë të bëjnë seks për kënaqësi fizike, ndërsa gratë duan dashuri. Një femër bën seks, përgjithësisht, sepse është e dashuruar, ndërsa një mashkull e bën këtë, edhe pse ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, kërkon të shtojë numrin e partnereve. Si fillim autorët pyetën një grup prej 444 grash dhe burrash me moshë nga 17-52 vjeç dhe u kërkuan atyre të gjitha arsyet që i kishin shtyrë ata drejt marrëdhënieve seksuale. Ata nxorën më shumë se 700 arsye, të cilat aktualisht u seleksionuan për t‘u bërë vetëm 237. Pas tyre erdhi një grup i dytë, i përbërë nga studentë universitarë, vajzat dhe djemtë, të ndarë nga njëri- tjetri, u pyetën për të renditur arsyet sipas rëndësisë. Por edhe arsye të tilla, si eksitimi ose kënaqësia shfaqeshin në top-listën e dhjetë arsyeve më të forta për këtë çështje. Në fund lind sërish pyetja: Përse na duhet t‘i dimë të gjitha këto? Së pari, për të pasur më shumë informacion rreth edukatës seksuale dhe, së dyti, për t‘i ndihmuar kërkuesit që të studiojnë sjelljet e ndryshme njerëzore. Teza e përkrahur nga të gjithë është se një jetë aktive nën çarçafë, ju bën të ndiheni shtatë vite më të rinj dhe funksionon si eliksir i shëndetit.
Marrë nga " Archives of Sexual Bevaviour"
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit