Administrata Tatimore e Kosovës ka dalë sot me njoftim lidhur me punonjësit e pavarur, të njohur si “freelancer”, gjersa ka sqaruar për obligimet që kanë rreth tatimeve.
ATK në një postim në Facebook thekson se të gjithë personat të cilët krijojnë të ardhura në Kosovë nga aktiviteti i tyre si “freelancer”, janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë tatimin sipas legjislacionin tatimor të Kosovës.
Lexoni të plotë komunikatën:
Punonjësit e pavarur, të njohur si ‘freelancers’ janë profesionistët e pavarur, të cilët janë individë (të vetëpunësuar) që realizojnë të ardhura në bazë të punës, zakonisht për punë afatshkurtër si kontraktues të pavarur dhe trajtohen si të tillë për qëllime tatimore.
Freelancerët nuk janë të punësuar në mënyrë të rregullt nga një kompani ose organizatë, por punojnë në bazë të projekteve, duke marrë kontrata të ndryshme me klientë të ndryshëm.
Punojnë në mënyrë të pavarur, me fleksibilitet të lartë në oraret e punës dhe mund të punojnë për klientë në tregun vendor ose ndërkombëtar, ndërkaq zakonisht nuk gëzojnë përfitime të kontributeve të ndryshme.
Këta persona janë zakonisht profesionistë të specializuar në kryerjen e detyrave të caktuara, siç mund të jenë: specialistët e TI-së, inxhinierët, mjekët, financierët, avokatët, gazetarët, projektuesit, arkitektët, artistët, përkthyesit, zejtarët, etj.
E, a paguajnë tatim freelancers?
Pyetja ma e shpeshtë
Të gjithë personat të cilët krijojnë të ardhura në Kosovë nga aktiviteti i tyre si “freelancer”, janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë tatimin sipas legjislacionin tatimor të Kosovës.
Shembull:
Kur shërbimet si “ freelancer” ofrohen si i punësuar, të ardhurat nga paga i nënshtrohen tatimit të mbajtur në burim nga subjektet vendore, ndërsa nëse i punësuari gjendet në Kosovë dhe kur punëdhënësi është jashtë Kosovës, personi obligohet që individualisht të bëjë pagesën e tatimit dhe kontributit pensional.
Deklarimi dhe pagesa e këtyre të ardhurave mund të bëhet me deklaratën vjetore, apo në baza mujore mundësohet deklarimi dhe pagesa e tatimit në paga dhe kontribute pensionale për personat të cilët deklarojnë dhe paguajnë vetë tatimin dhe kontributin pensional.
Kur shërbimet si “freelancer” konsiderohen aktivitete ekonomike të pavarura atëherë aktiviteti kërkohet të regjistrohet përmes ARBK, dhe për të ardhurat e krijuara si biznes i regjistruar në Kosovë, deklarimi dhe pagesa i nënshtrohet rregullave për pagesë, si të ardhura nga shërbimet me normën 9% në qarkullimin bruto apo sipas rregullave ligjore për të ardhura reale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit