Një studim i fundit, i kryer nga universitete të shumta amerikane, kanë treguar se dieta ketogjenike, e cila kohëve të fundit është bërë mjaft e njohur, mund t’ju ndihmojë t’i humbni më shpejt kilogramët e tepërt sesa ushtrimet fizike.

Pasi që jo gjithsecili që dëshiron të humb peshë i preferon ushtrimet fizike, atëherë dieta ketogjenike është metodë efektive alternative, transmeton Telegrafi.


Përshkrimi i dietës

21420210 329060 4 0 1522640195 1522640197 1500 1 1522640197 650 dd7102357d 1522777986

Zakonisht trupi e merr energjinë nga karbohidratet dhe i kthen ato në glukozë. Sidoqoftë, nëse ka mungesë të karbohidrateve, trupi fillon t’i shfrytëzojë rezervat e yndyrës për ta arritur nivelin e nevojshëm të energjisë. Vlen të ceket se  dieta ketogjenike përdoret nga atletët dhe pjesëmarrësit e maratonave ose sporteve tjera që kërkojnë qëndrueshmëri të madhe.

Duke u bazuar në studimet e ndryshme, dieta ketogjenike ndihmon në zvogëlimin e prodhimit të grelinit – hormoni i urinës.

Dieta ketogjenike është e ndryshme nga dietat tjera sepse personat që e ndjekin këtë dietë nuk humbin masë muskulore, por vetëm dhjam.

Proteinat, yndyrat dhe karbohidratet

21420260 329760 4 0 1522640314 1522640319 1200 1 1522640319 650 04f9ebaa03 1522777986

Elementi kryesor i nutricionit gjatë dietës ketogjenike është yndyra, e cila duhet të jetë 75% i të gjitha ushqimeve që i konsumoni. Pastaj duhet të konsumoni 20% proteina dhe karbohidrate vetëm 5%.

Rregulli kryesor i kësaj diete është se sheqeri duhet të përjashtohet krejtësisht nga menyja, e gjithashtu edhe produktet e brumit. Ushqimet që lejohet t’i hani:

- Vajin dhe gjalpin

- Arrat

- vezët

- Çdo lloj mishi

- Kërpudhat

- Perimet e gjelbra me shumë fibra

- Përveç qumështit, të gjitha produktet tjera të bulmetit me yndyrë

Ushqimet e ndaluara:

- Të gjitha produktet e brumit

- Mishrat e përpunuara (p.sh. virshllet) sepse përmbajnë sheqer

- Perimet me sasi të mëdha të sheqerit dhe karbohidrateve, si patatet

- Çdo lloj alkooli

Yjet që e përdorin këtë dietë

Dieta është bërë e famshme falë Kim Kardashianit, e cila me ndihmën e dietës ketogjenike i ka humbur rreth 30 kilogramë pas lindjes.

Edhe aktorja e njohur Halle Berry, e cila ka trup të mahnitshëm, e pranon se trupi i saj është meritë e dietës ketogjenike.

Përveç këtyre, edhe Adriana Lima dhe Megan Fox i përmbahen dietave që nuk përfshijnë karbohidrate. /Telegrafi/