LAJMI I FUNDIT:

City vazhdon me fitore, tregon forcën edhe ndaj Sunderlandit (Video)

City vazhdon me fitore, tregon forcën edhe ndaj Sunderlandit (Video)

Manchester City ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Sunderlandit me rezultat 2-0.

Skuadra e Pep Guardiolas ka marr edhe fitoren e katërt radhazi në Ligën Premier, duke mos u dorëzuar në garë për titullin e kampionati.

‘Qytetarët’ u treguan të fortë për skuadrën e fundit në kampionat, duke e mposhtur me dy gola, apo në secilën pjesë nga një edhe pse mundeshin të shënonin edhe më shumë.


Goli i parë i ndeshjes u shënuan nga Sergio Aguero, i cili u tregua i saktë në minutën e 42, ku nga afërsia mposhti portierin kundërshtar dhe shkuan në pushim me epërsi prej një goli.

Në pjesën e dytë, City vazhdoi me dominimin e tyre, por nga shumë rastet e krijuara shënuan vetëm edhe një gol, i cili ia siguroi fitoren.

Ishte anësori gjerman, Leroy Sane, i cili shfrytëzoi për mrekulli një asistim të David Silva, dhe shënoi një gol të bukur në minutën e 59 për 2-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, skuadra nga Manchesteri e sheh vetën në pozitën e tretë me 55 pikë apo tetë më pak se Chelsea në vend të parë, ndërsa Sunderlandi thellohet në vendin e fundit me vetëm 19 pikë.

Në këtë takim për luajti edhe mesfushori me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, por nuk e përmbylli gjithë ndeshjes pasi u zëvendësua në minutën e 82. /Telegrafi/

https://twitter.com/Ali_Idrees123/status/838430127935602688

https://twitter.com/Ali_Idrees123/status/838438599297216515