Site icon Telegrafi

City nxjerr në shitje 11 futbollistë, në mesin e tyre edhe portieri kosovar Arijanet Muric

Manchester City ka qenë ndër skuadrat më aktive këtë verë për afrimin dhe largimin e futbollistëve.

Emra të mëdhenj kanë zbarkuar në Etihad Stadium si Erling Haaland apo Kalvin Phillips.

Megjithatë ka pasur edhe largime të mëdha nga klubi si ai i Gabriel Jesus që iu bashkua Arsenalit apo Raheem Sterling që përfundoi te Chelsea.

Lexo po ashtu Manchester City

Megjithatë largime të tjera priten nga kampioni në fuqi i Anglisë që ka nxjerr në shitje 11 futbollistë, ku në mesin e tyre është edhe portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric.

Goal.com ka raportuar se City synon të fitojë 80 milionë euro nga shitja e 11 futbollistëve ku shumica nga ta janë rikthyer nga huazimet që kishin vitin e kaluar.

Aro Muric pritet të largohet këtë verë nga kampioni në fuqi i Anglisë dhe e ardhmja e tij është në Championship te Burnley.

Gjithnjë sipas Goal, pas paraqitjeve të mira që kishte edicionin e fundit te Adanaspor, Aro tani vlen pesë milionë funte.

Emrat e tjerë që pritet të largohen nga klubi janë edhe portieri amerikan Gavin Bazunu, Romeo Lavia, Pedro Porro, Darko Gyabi, Ko Itakura, CJ Egan-Riley, Issa Kabore, Samuel Edozie, Nahuel Bustos dhe Yangel Herrera. /Telegrafi/

Exit mobile version