LAJMI I FUNDIT:

City kërkon të vazhdojë me fitore, formacionet zyrtare

City kërkon të vazhdojë me fitore, formacionet zyrtare

Manchester City pret Wolverhampton Wanderers në kuadër të xhiros së 16-të në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolës xhiron e kaluar ka marrë kryesimin në Angli falë rezultateve pozitive që ka arritur në ndeshjet e fundit.

City ka pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe synon që të vazhdojë me të njëjtën mënyrë edhe sot ndaj Wolverhampton Wanderers.


Dy skuadrat sa herë janë përballur kanë zhvilluar ndeshje të mira dhe njëjtë pritet të jetë edhe sot në Etihad Stadium.

Formacionet zyrtare:

Man City: Ederson, Cancelo, Dias, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, Gundogan (C), Bernardo, Jesus, Sterling, Grealish.

Wolverhampton Wanderers: Sa, Semedo, Kilman, Coady, Saiss, Nouri, Neves, Dendenckor, Moutinho, Jimenez, Traore.

/Telegrafi/