Manchester City i është kthyer fitoreve në Ligën Premier pas barazimit pa gola ndaj Crystal Palace.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte dukshëm më e mirë se Watfordi të cilin e mposhti me rezultat 3-0.


Goli i parë në takim erdhi nga Raheem Sterling në minutën e parë, ndërsa në minutën e 13-të për 2-0 shënoi autogol Christian Kabasele. Në pjesën e dytë shënoi edhe Sergio Aguero (63’) dhe në pjesën e mbetur ishte një lojë më e qetë nga vendasit.

Goli i nderit për mysafirët u shënua në minutën e 82-të Andre Gray.

Pas kësaj fitore City vazhdon në vendin e parë me 62 pikë, ndjekur nga Man Utd me 47 dhe Chelsea 45, kurse Watfordi renditet në vendin e dhjetë me 25 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Pep Guardiolas është ndaj Liverpoolit, kurse Watfordi luan ndaj Southamptonit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6ck37j