LAJMI I FUNDIT:

City i gatshëm ta paguajë klauzolën e Gavit

City i gatshëm ta paguajë klauzolën e Gavit

Manchester City po e kërkon me ngulm transferimin e talentit të Barcelonës,Gavi.

Mesfushori po shkëlqen në sezonin e tij të parë në skuadrën e katalunasëve, andaj Citizens e duan transferimin e tij.

Sipas asaj që raporton El Nacional, kampioni në fuqi i Ligës Premier është i gatshëm që të paguajë 50 milionë euro për transferimin e Gavit.


Kjo shumë do të ishte e mjaftueshme, pasi aq edhe është klauzola e mesfushorit te Barcelona.

Është dëshira e lojtarit nëse dëshiron të kalojë në radhët e Manchester Cityt, apo të mbetet edhe më tej pjesë e Blaugranasve.

Pep Guardiola e pëlqen shumë stilin e lojës së Gavit dhe për këtë dëshiron ta ketë në mesfushën e Citizens. /Telegrafi/