City e monitoron Giovani Lo Celson

264:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 07: Giovani Lo Celso of Real Betis Balompie runs with the ball during the Copa del Semi Final match between Real Betis and Valencia at Estadio Benito Villamarin on February 07, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images) 12:"Getty Images
Manchester City do ta monitorojë situatën e mesfushorit të Real Betisit, Giovani Lo Celso, të cilin mund ta transferojë në afatin kalimtar veror.Manchester Evening News bën të ditur se kampioni i Anglisë ka shprehur interesim për futbollistin 23-vjeçar që mund ta angazhojë na radhët e veta.

'Citizens' do ta ndjekin nga afër lojën e argjentinasit gjatë Copa Amerika me kombëtaren, para se të vendosin për ndonjë transferim eventual.
Megjithatë, klubi anglez nuk do ta ketë të lehtë që t'i sigurojë shërbimet e tij, pasi që për interesohen edhe disa klube të tjera.
Tottenham Hotspur dhe Atletico Madridi janë ndër klubet që kanë shprehur interesim për transferimin e Lo Celsos. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































