City, 135 milionë funte për partnerin e Kopmanys

Lojtari i fundit që u ble nga Manchester City është mbrojtësi i Valencias, Nicolas Otamendi.
Ai erdhi për një shumë prej 32 milionë funte, aq sa u pagua edhe Mangala nga Porto.
Në këtë periudhë u blenë edhe lojtarë si Jerome Boateng nga Hamburgu për 10.5 milionë funte. Pastaj edhe Stefan Savic nga Partizani për 6 milionë funte, transmeton Telegrafi.
Joleon Lescott është blerë për 22 milionë nga Evertoni, Kolo Toure u ble nga Arsenali për 16 milionë funte.
Duhet të mos harrohet edhe Martin Demichelis që është blerë nga Atletico Madrid që është blerë 4.2 milionë funte.
Pritet të shihet se a do të jetë Otamendi njeriu i duhur për mbrojtjen? /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/08/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































