Kinemaja austriake në Prishtinë, Cineplexx do të organizojë eventin “Dita e Familjes” me 23 shtator, ku përveç shfaqjes së premierës së shumëpritur të filmit The Lego Ninjago Movie, do të ketë edhe shpërblime, aktivitete dhe surpriza të ndryshme.

Storja e filmit zhvillohet kur gjashtë ninxha të rinj, Lloyd, Jay, Kai, Cole, Zane dhe Nya ngarkohen me detyrën për të mbrojtur ishullin e tyre, Ninjago.


Gjatë natës, ata janë luftëtarë të talentuar, të cilët përdorin aftësitë e tyre për të luftuar keqbërësit dhe përbindëshat. Ditën, ata janë disa adoleshentë të zakonshëm që përballen me kundërshtarin e tyre më të madh: gjimnazin.

Për këtë ngjarje, Cineplexx në bashkëpunim me DUKAT, Krambals, Patos dhe Karuzo, do të dhurojnë pije dhe ushqime FALAS për të gjithë fëmijët e pranishëm.

Gjithashtu, fëmijët do të kenë mundësi të argëtohen duke bërë vizatime në fytyrë si dhe të zbaviten me ballonat e ndryshëm nga “Balloon Artist”.

femija 2

Me zërat nga Jackie Chan, Dave Franco, Fred Armisen, Michael Pena, filmi nga Warner Bros po konsiderohet si njëri nga filmat më të lezetshëm dhe qesharak nga franzhiza e “LEGO”.

Për ta bërë këtë ngjarje edhe më të veçantë, Cineplexx do të dhurojë 3 libra të “LEGO” për 3 fëmijë fatlum!

femija 3

Për më tepër rreth eventit, klikoni KËTU.

Për orarin e filmit, klikoni KËTU.