Çdo sesion i ushtrimeve HIIT (ushtrime me intervale me intensitet të lartë) djeg shumë kalori, mirëpo një ushtrim 4x4 është maja e ushtrimeve

Krejt çfarë duhet të keni është një shirit vrapues (treadmill) dhe të gjeni kohë të ushtroni tre herë në javë për gjashtë javë radhazi, thotë një studim i publikuar në Medicine and Science in Sports and Exercise.


Nëse nuk keni shirit vrapues, autori i këtij studimi, Fredrik Hjustad Baekkerud, thotë se çdo lloj i ushtrimeve kardio që i aktivizon muskujt e mëdhenj, si çiklizmi, kryen punë, transmeton Telegrafi.

GettyImages 1131136329 GettyImages

lexo po astu

Parapërgatitja:

▪ Ec për 10 minuta

Intervali 1

▪ Vrapo 4 minuta shpejt, pastaj ec për 3 minuta

Intervali 2

▪ Vrapo 4 minuta shpejt, pastaj ec 3 minuta

Intervali 3

▪ Vrapo 4 minuta shpejt, pastaj ec 3 minuta

Intervali 4

▪ Vrapo 4 minuta shpejt, pastaj ec 3 minuta ose më shumë. /Telegrafi/