Nuk është njësoj

Leximi zgjeron imagjinatën tonë, na ndihmon të mësojmë, sjell gëzim dhe inkurajon kujtesën më të mirë. Megjithatë, çdo lloj ka kohën e tij ideale të leximit.


Koha ideale për të lexuar ‘Non-fiction’ për mëngjes. Ky lloj libri lexohet më së miri në mëngjes nga ora 10 deri në 12, sepse është koha kur truri ynë është më i mprehtë.

Studiuesit thonë se arsyeja pse për të rriturit është më mirë të lexojnë ‘non-fiction’ në mëngjes është sepse trupi juaj dëshiron dhe ka nevojë të zgjohet dhe të stimulohet, transmeton Telegrafi.

Leximi në mëngjes ka shumë përfitime si: reduktimin e stresit, rritjen e kreativitetit, përmirësimin e aftësive të komunikimit, kujtesën më të mirë...

Sipas një studimi, gjashtë minuta lexim të vazhdueshëm çdo ditë mund të ulë nivelin e stresit me 68 për qind.

Leximi është gjithashtu i shkëlqyeshëm për të ushtruar mendjen dhe për të mbajtur trurin në formë.

woman reading a book in bed at night  header  1 getty

lexo po astu

‘Fiction’ para gjumit. ‘Fiction’ ju ndihmon të qetësoni mendjen dhe të bini në gjumë të thellë.

Për disa njerëz, leximi para gjumit i ndihmon ata të flenë më lehtë. Nëse dëshironi të lexoni për t'ju ndihmuar të bini në gjumë, atëherë kjo është një taktikë e shkëlqyer.

Dritat e ndritshme do t'ju mbajnë zgjuar dhe do t'ju shpërqendrojnë trurin, kështu që leximi i një libri është një zgjedhje shumë më e mirë, veçanërisht nëse vuani nga pagjumësia. /Telegrafi/