Kur forcat ajrore të Finlandës kaluan nga aeroplanët luftarakë sovjetikë në aeroplanë të prodhuar në SHBA, Jarmo Lindberg udhëhoqi grupin e parë të pilotëve me përvojë që u trajnuan në Kaliforni për të fluturuar me F18.
Ai trajnim zgjati një vit të plotë duke përfshirë mësimet e anglishtes, simulimet e fluturimit, procedurat e urgjencës dhe mësimin e përdorimit të aeroplanit për të luftuar, tha ish-piloti luftarak dhe shefi i mbrojtjes për Euronews, përcjell Telegrafi.
Dhe ndërsa Ukraina i kërkon Perëndimit që t’i sigurojë atyre aeroplanë luftarakë për t’u mbrojtur kundër Rusisë, ekspertët thonë se ka shumë gjëra që duhen marrë parasysh përpara se të ndodhë një gjë e tillë.
“Duhet kohë dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi realistë dhe të sinqertë nëse kjo nuk materializohet brenda javësh”, tha Lindberg për Euronews.
Ukrainasit aktualisht veprojnë me aeroplanë MiG-29 dhe Sukhoi të epokës sovjetike, por kanë shprehur interes për F-16 të prodhuar në SHBA, të përdorur aktualisht edhe në disa vende të BE-së.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina dëshiron të formojë një “koalicion të ri aeroplanësh” në një fjalim para ligjvënësve të Mbretërisë së Bashkuar në fillim të këtij muaji që erdhi pas javësh debatesh në kryeqytetet perëndimore rreth asaj nëse duhet furnizuar Ukrainën me tanke luftarake.
Duke i dhuruar një përkrenare të forcave ajrore Kryetarit të Dhomës së Mbretërisë së Bashkuar, Sir Lindsay Hoyle, Zelensky lexoi mbishkrimin mbi të: “Ne kemi lirinë, na jepni krahë për ta mbrojtur atë”.
Dhe Lindberg tha se edhe ai do të kërkonte aeroplanë luftarakë perëndimorë pasi është “një aftësi shumë më e avancuar se ajo që ata po marrin tani nga vendet perëndimore”.
Aeroplanët luftarakë janë jashtëzakonisht të shpejtë dhe mund të ndihmojnë Ukrainën që të zhvendosë operacionet e saj shumë shpejt në të gjithë vendin, vlerëson ai.
Gjithashtu Jan Joel Andersson, një analist i lartë në Institutin e Bashkimit Evropian për Studimet e Sigurisë, theksoi se Ukraina mund të humbasë aeroplanët e saj të tanishëm luftarakë dhe ka nevojë për “një forcë ajrore që të jetë e qëndrueshme për të pasur një mbrojtje të besueshme në afat të mesëm dhe afatgjatë”.
Ndryshe, grupi holandez i monitorimit Oryx ka vlerësuar se Ukraina ka humbur 53 aeroplanë luftarakë deri më tani që nga fillimi i luftës.
Një përshkallëzim i mundshëm?
Por me këtë aftësi “më të avancuar” mund të vijë një përshkallëzim i ri në luftë, një rrezik që ka të ngjarë të “matet” nga qeveritë perëndimore, kanë thënë ekspertët për Euronews.
Në fund të janarit, presidenti amerikan Joe Biden përjashtoi mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë, ndërsa sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace i tha BBC-së se nuk do të kishte transferim të menjëhershëm të aeroplanëve.
Por Downing Street ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ka në plan të zgjerojë trajnimin për pilotët e aeroplanëve luftarakë ukrainas si pjesë e “investimit të tyre” në ushtrinë e Ukrainës. Vende të tjera janë shprehur më të hapur ndaj idesë së furnizimit me aeroplanë.
Shumë ekspertë pajtohen se sigurimi i aeroplanëve luftarakë mund të shihet nga Rusia si një përshkallëzim në luftë, me shqetësimet se Ukraina mund të përdorë aeroplanët dhe raketat për të goditur brenda territorit të Rusisë.
Madje ka pasur raporte të shumta në mediat amerikane se Pentagoni modifikoi raketat HIMARS për t’i parandaluar ata që të gjuanin raketa në Rusi.
Kelly Grieco, një bashkëpunëtore e lartë me programin e “Reimagining US Grand Strategy” në Qendrën Stimson në Uashington, tha se rreziqet e përshkallëzimit janë edhe “serioze dhe shumë reale” dhe janë menaxhuar deri më tani nga një strategji “rritjeje” me vendet perëndimore gradualisht – duke ofruar armë më të avancuara.
A do ta ndihmonin aeroplanët luftarakë Ukrainën?
Phil Haun, nga Kolegji i Luftës Detare të SHBA dhe një ish-pilot luftarak, tha se aeroplanët perëndimor nuk do t’i jepnin Ukrainës një avantazh ushtarak për shkak të “mbrojtjeve të fuqishme ajrore ruse”.
Haun, i cili iu përgjigj Euronews në cilësinë personale dhe jo në emër të departamentit të mbrojtjes së SHBA-së, tha se aeroplanët madje mund të bëhen një “objektiv me vlerë të lartë për një sulm ndaj Rusisë”.
Veç kësaj, disa thonë se forcat ajrore të Ukrainës mund të rrezikojnë të bëhen më pak efikase me aeroplanët perëndimorë.
“Ajo që në të vërtetë nuk duhet të bëni është që të merrni dikë që është efikas në një aeroplan luftarak të epokës sovjetike dhe ta vendosni në një aeroplan luftarak perëndimor ku ekziston rreziku që të bëhen joefektiv”, mendon Douglas Barrie, bashkëpunëtor i lartë për hapësirën ajrore ushtarake, në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.
“Është shumë më e lehtë të zëvendësosh një aeroplan luftarak sesa një pilot. Ju e humbisni gjithë atë përvojë”, ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-132-780x439.jpg)
Izraeli po shqyrton sulmet ndaj Iranit
![Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_15-9-780x439.png)
Tragjedia më e rëndë në vite, e vrau gruan dhe djalin e tij adoleshent - ky është burri që po e kërkon e gjithë Bosnja
![Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-14-780x439.png)
Trump konfirmon mbështetjen për Ukrainën: Sepse në të kundërtën, Putini do të mendojë se ka fituar
![Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-131-780x439.jpg)
Me veturë u përplas në këmbësorë në Mynih, lëndohen 15 persona – policia gjermane arreston shoferin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi