Psikologia klinike Jeta Deva në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për autizmin, simptomat e para që mund të ketë fëmijët me spektër autikë, diagnostikimin, etj.

Deva po ashtu ka folur për rëndësinë e diagnostikimit me kohë dhe të trajtimit.


“Shenjat e para janë mungesa e kontaktit me sy, mungesa e përcjelljes emocionale të shprehjeve së nënës ose personave të afërt... Nuk e bën përcjellën e mimikës, imitimin e mimikës kur tjetri e bën...nuk e kthejnë kokën kur e thirr në emër, nuk fillon me tregu me gisht, nuk e përcjell gishtin kur ti e drejton...” tha ajo.

Deva po ashtu tha se personat me spektër autikë bëjnë lëvizje fizike në mënyrë të njëjtë, lëkundje të duarve në mënyrë të njëjtë.

Sipas saj, duhet dalluar veprimet nga fëmijët hiperaktiv, sepse fëmijët me spektër autikë i bëjnë të njëjtat veprime, të stilit të njëjtë.

Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit Nacional për Autizmin, Jeta Deva tha tutje se fëmijët me spektër autikë po ashtu luajnë në mënyrë jo natyrale me lodra.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.

Podcastin e plotë mund ta shikoni në kanalin e Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/