LAJMI I FUNDIT:

Cila është liga më e mirë në botë?

Cila është liga më e mirë në botë?

Sezonin e parafundit, Premier League ishte më dominuesja në Evropë dhe botë, me Manchester United që fitoi Ligën e Kampionëve dhe më pas edhe Kupën Botërore të Klubeve.

Edhe në sezonin e kaluar patëm tre ekipi angleze në çerekfinale të garës evropiane, por në finale arriti të triumfojë një ekip spanjoll, Barcelona.

Në prag të fillimit të ligave evropiane, dhe ende pa përfunduar afati kalimtar, po shtojmë pyetjen se cila është liga më e mirë në botë për momentin?

Para se të kërkojmë mendimin tuaj, më poshtë po zbërthejmë tre prej ligave më të famshme evropiane.


La Liga
Me përforcimet më të fundit që bënë Real Madridi dhe Barcelona, në këtë ligë do t’i kemi katër futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic dhe Kaka, dhe më me lehtësi mund ta quajmë La Ligën si ligë të yjeve. Pas Barcelonës që dominoi sezonin e kaluar, me përforcimet e fundit Reali pritet ta bëjë edhe më ngazëlluese garën.

Liga Premier

Liga angleze e futbollit viteve të fundit është konsideruar liga më e fuqishme e Evropës, me dy Liga të Kampionëve të fituara (Liverpool dhe Manchester United) dhe me pjesëmarrje në çdo finale në disa sezonet e fundit. Por këtë vit kjo ligë mund të mposhtet nga La Liga spanjolle që përveç titullit të Ligës së Kampionëve i ka vjedhë edhe yjet më të mëdhenj të futbollit. Një gjë është përparësi e kësaj lige, top katërshi është shumë më i fuqishëm se në të gjitha ligat ra, që madje këtë vit pritet të shndërrohet në top gjashtë.

Serie A

Serie A ka humbur shumë prestigj dhe yje së fundi. Së pari humbi imazhin pas skandaleve për montimin e ndeshjeve, pastaj me rënien e vizitueshmërisë në stadiume, por po ashtu edhe për faktin se shumica e ekipeve kanë mungesë të yjeve të mëdha. Fakti se Interi ka fituar katër herë radhazi kampionatin nuk e ndihmon këtë ligë. Dhe këtë sezon, i vetmi ekip që duket më i aftë për të ndërprerë serinë e fitoreve të Interit është Juventusi. Por për të arritur nivelin e dy ligave të mësipërme, futbolli italian ka nevojë për shumë mund.

Ligat tjera

Bundesliga gjermane dhe Ligue 1 franceze, vazhdojnë të mbeten e katërta dhe e pesta në Evropë, mbase edhe në botë. Bundesliga ka mjaft potencial dhe shikueshmëri, por ka mungesë të yjeve, me vetëm Bayernin që arrin sado pak të kontribuojë në këtë drejtim. Dominimi i Lyonit në Francë po ashtu ka bërë që kjo ligë të humbë vëmendjen, e cila mbase është rikthyer në edicionin e fundit, ku triumfoi Bordeaux.

Nga ligat tjera evropiane, të spikatura janë edhe ajo portugeze dhe holandeze.

Ligat joevropiane

Liga braziliane dhe ajo argjentinase, janë vendet prej ku kanë ardhur yjet më të mëdha të Evropës, përfshirë Messi, Sergio Aguero, Kaka, Robinho, Ronaldinho e Diego. Por fakti se ata i shesin yjet vazhdimisht në drejtim të klubeve evropiane, sigurisht se ndikon në kualitetin e tyre dhe i lënë këto liga në rend të dytë në krahasim me ato evropiane.

Cila sipas mendimit tuaj është liga më e fuqishme në botë dhe cilat liga pasojnë? Cila po forcohet dhe cila po dobësohet?

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori