LAJMI I FUNDIT:

Cikalleshi refuzon kalimin te Shakthar Donetsk

Cikalleshi refuzon kalimin te Shakthar Donetsk

Afati kalimtar i janarit ka ditë që është hapur zyrtarisht dhe shuam skuadra dhe lojtar po ndërhyjnë për të gjetur vendin dhe lojtarin e duhur për pjesën e dytë të sezonit.

Jashtë kësaj nuk kanë ngelur as lojtarët e Kombëtares shqiptare.

Ditën e sotme një burim i tha syri.net se sulmuesi sulmuesi i kombëtares, Sokol Cikalleshi ka refuzuar në ofertë të majme nga skuadra e njohur ukrainase.


Cikalleshi ka refuzuar ofertën prej 1 milion eurosh në sezon të Shakthar Donetsk.

Bomberi kavajas i ka kërkuar skudrës së madhe 1.5 milion euro në sezon, çka është refuzuar nga presidenti i klubit. Cikalleshi që prej dy sezonesh luan tek skuadra turke e Basaksehirspor merr një pagë prej 650 mijë eurosh në sezon.

Aktivizimi i pakët në sezonin e fundit ka lënë përshtypjen sikur Cikalleshi do të largohej nga kampionati turk por vet lojtari ka mohuar në mënyrë kategorike lajmi për një largim të mundshëm.