Çifti i Rhode Island zhvilloi ceremoninë e dasmës në stuhi bore

Një çift i Rhode Island vendosi që të mos e shtynte datën e martesës – pavarësisht se në atë ditë ceremonia e tyre jashtë përkoi me stuhi historike që pasoi me reshje bore mbi verilindje të Shteteve të Bashkuara.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Adam dhe Sally Irujo thanë se zgjodhën datën e dasmës së tyre më 29 janar, 14 muaj më parë dhe kur meteorologët filluan të parashikonin reshjet e borës për këtë datë, ata duhej të vendosnin nëse do të bënin planet e tyre për një ceremoni në ambient të jashtëm.
Çifti tha se u konsultuan me miqtë dhe familjen dhe vendosën ta mbanin ceremoninë.
Dasma u zhvillua të shtunën jashtë Bibliotekës Publike të Providence, derisa bora mbuloi zonën përreth tyre kur të dy shkëmbyen betimet.
“Ne menduam se do të ishte vërtet e vështirë, mirëpo gjithçka funksionoi”, tha Sally Irujo. /Telegrafi/




















































