Çifti Beckham në versionin modern të Michelangelos (Foto)

David dhe Victoria Beckham janë shndërruar në versionin modern të veprave të Michelangelos, Davidi dhe Venusi.
Një artist rruge me bazë në Londër, i njohur si Pegasus, ka thënë se dëshironte që të ripunojë artin klasik, i cili është admiruar me shekuj dhe t’i shndërronte ata në figurat të famshmëve në ditët e sotme.
Siç transmeton BBC, kjo vepër arti është paraqitur në rrugën Princelet në lindje të Londrës.
Artisti ka konfirmuar se origjinali i kësaj vepre do t’i dërgohet çiftit, ndërsa thuhet se Victoria është shumë e entuziazmuar nga kjo vepër.
Nga
Telegrafi
21/05/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































