Një çift australian gjeti një shishe misterioze derisa po bënte një shëtitje buzë detit në një plazh në North Queensland.
Rick dhe Crystal e pikasën shishen e xhamit derisa valët e detit e kishin afruar në sipërfaqe dhe menjëherë e xhiruan për ta dokumentuar në video, transmeton Telegrafi.
Australiani u afrua dhe e kapi enën prej qelqi, që përmbante një letër brenda dhe dukej se ishte e mbushur me rërë, dhe ia dha partneres së tij për ta hapur.
@auslapourway This was not a set up, it was a total accident. #FNQGeoffrey#ashes#ooops#soz#gatheredGeoffbackbinbottle#thrownbackout ♬ original sound – Rick & Crystal | lap Aus
Duke parë që qafa e shishes ishte shume e ngushtë, dyshja e hapën atë dhe derdhen të gjithë përmbajtjen me pluhur brenda.
Gruaja nuk arriti ta nxirrte jashtë letrën por arriti ta lexonte përmbajtjen përmes xhamit, por të dy u tronditën me atë se çfarë shkruante brenda.
“Këtu pushon hiri i Geoffrey. Nëse gjendet, ju lutemi hidheni shishen në valën e sipërme që të mund të vazhdoj udhëtimin tim”, thuhej në letër.
Me të kuptuar gabimin që kishin bërë, dyshja u tmerruan dhe u ndien në faj, pasi kishin shkatërruar dëshirën e tij të fundit.
Videoja e tyre ka grumbulluar 1.8 milion shikime në TikTok. /Telegrafi/