Christine Lampard u shfaq me plot stil ndërsa u fotografua të martën dorë për dore me bashkëshortin e saj, Frank Lampard.

Çifti, të cilët u martuan në vitin 2015, dukeshin mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit teksa darkuan në restorantin Roka Mayfair.


Christine, 41 vjeçe, kishte të veshur një fustan krem nën gjunjë dhe një triko të zezë në pjesën e sipërme së bashku me një xhaketë në dorë.

33253672 8739309 image a 101 1600261555336 Frank dhe Christine Lampard (Foto: Backgrid)

Zeshkania dukjen e kompletoi me një palë sandale po ashtu të zeza dhe çantë të tillë të markës Yves Saint Laurent.

Frank, 42 vjeçar, pasqyroi stilin e Christine të veshur me një bluz krem dhe me pantallona teget.

Ai njëherësh mbante një xhaketë të njëjtë me ngjyrën e pantallonave, gjersa veshi një palë atlete të tilla.

33253660 8739309 image a 103 1600261568902 Frank dhe Christine Lampard (Foto: Backgrid)

Ylli televiziv ka qenë duke ndjekur hapat e trajnerit Joe Wicks gjatë pandemisë së coronavirusit dhe duke qëndruar pas vajzës së saj, Patricia, 12 muajshe.

Pasi kaluan disa muaj izolimi së bashku, çifti së fundmi janë rikthyer me aktivitetet dhe me detyrat e tyre të punës.

Christine ka prezantuar shfaqje ditore 'Lorraine dhe Women Loose'.

Dhe Frank ka qenë i zënë me rindërtimin e skuadrës Chelsea, madje javë më parë trajneri deklaroi se Christine e ndihmon të marrë vendime të vështira në lidhje me ‘blutë e Londrës’.

/Telegrafi/

33167370 8731443 image a 219 1600095757734 Frank Lampard (Foto: Wire Image)