LAJMI I FUNDIT:

Chilwell publikon një pamje sa qesharake, aq shqetësuese të Armando Brojës

Chilwell publikon një pamje sa qesharake, aq shqetësuese të Armando Brojës

Tifozët e Chelseat mbetën të befasuar dhe të shqetësuar për Armando Brojën pasi Ben Chilwell ndau një video të çuditshme të tij duke kërcyer vetëm me një peshqir.

Asnjëri nga dy lojtarët nuk u përfshi dje në Stamford Bridge pasi Blutë humbën epërsinë me dy gola në barazimin 2-2 me Arsenalin.

Mbrojtësi i krahut të Anglisë pritet të jetë jashtë fushës së paku deri në mes të dhjetorit për shkak të lëndimit të kërdhokullës që pësoi në fitoren e Carabao Cup ndaj Brighton.


Armando Broja tek Interi? Drejtori sportiv i klubit italian flet rreth sulmuesit shqiptar
Lexo po ashtu Armando Broja tek Interi? Drejtori sportiv i klubit italian flet rreth sulmuesit shqiptar

Ndërkohë, sulmuesi 22-vjeçar mungoi për shkak të një lëndimit në gju, por ka shpresa se nuk do ta përjashtojë atë për ndonjë periudhë të gjatë.

Megjithatë, përkundër këtyre pengesave, të dy dukej se ishin ende në gjendje të mirë, duke gjykuar nga postimi i fundit i Chilwell në mediat sociale.

Ai ndau një përzgjedhje fotosh dhe videosh të shoqëruara me një emoji të buzëqeshur dhe fjalën “tetor” në Instagram.

Lampard ka gjetur klubin e ri - por me vete i do edhe tre yje të Chelseat
Lexo po ashtu Lampard ka gjetur klubin e ri - por me vete i do edhe tre yje të Chelseat

Por, ishte një video e asit shqiptar duke performuar një kërcim të çuditshëm vetëm me një peshqir përballë shokut të tij që bëri bujë.

“A është mirë Broja”, pyeti me shaka një fans, ndërsa një tjetër shkruante: “Broja, në rregull?”

Një koment tjetër thoshte: “Broja është njeri qesharak!”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori