Talenti i Fiorentinës, italiani Federico Chiesa ka ngjallur interesim te skuadra e mëdha nga kampionati anglez, Liga Premier.

Chiesa po luan në sezonin e dytë te skuadra italiane, Fiorentina, ku ka befasuar të gjithë me aftësitë e tij të treguara në krahët e mesfushës.


Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij, ku ndër to Evertoni, Interi dhe Napoli.

Sipas Calciomercato.com, Liverpooli janë klubi i fundit që po interesohen për anësorin adoleshent të klubit Viola.

19-vjeçari italian është djali i ish-lojtari të njohur italian, Enrico Chiesa, ndërsa çmimi i tij në treg mendohet të jetë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app