LAJMI I FUNDIT:

Chiellini mungon ndaj Lyonit

Chiellini mungon ndaj Lyonit

Mbrojtësi italian, Giorgio Chiellini ka pësuar një lëndim.

Në sfidën e mbrëmshme mes Juventusit dhe Napolit, reprezentuesi italian u detyrua ta lë fushën në pjesën e parë.

Edhe pse ende nuk janë bërë raportet mjekësore të detajuara, Juventus do të duhet të bëjë pa Chiellinin ndaj Lyonit.


Kanë qenë mediat italiane që kanë dhënë këtë lajm, ndërsa ai është në dyshim edhe për Kombëtaren në ndeshjet e nëntorit.

Gjithnjë sipas shtypit sportiv në Itali, mbrojtësi i Juventusit pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy javë. /Telegrafi/