Giorgio Chiellinin e ka komentuar ceremoninë e Topit të Artë që u zhvillua mbrëmë në kryeqytetin e Francës, në Paris.

Kapiteni i Juventusit ka thënë se Lionel Messi e ka merituar çmimin më të madh individual për një lojtar, por që ka komentuar edhe vitin e kaluar.


Mbrojtësi italian deklaroi se Cristiano Ronaldo ishte vjedhur në edicionin e kaluar nga Real Madridi, pasi Topi i Artë përfundoi në duart e Luka e Modricit.

78161280 10159208811387306 2026399977235808256 o

“Është në rregull që Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë në këtë vit”, ka thënë fillimisht Chillini.

“Vjedhja më e madhe ishte në vitin e kaluar. Real Madridi vendosi që Crisitiano mos ta fitonte Topin Artë”.

“Ishte shumë e çuditshme”, ka shtuar më tej italiani, duke bërë me dije se bashkëlojtari i tij e ka merituar. /Telegrafi/

telegrafi sport app