Janë zhvilluar pesë ndeshje në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme me kohën tonë lokale në NBA.

Chicago Bulls kanë vazhduar me formë shumë të mirë, ku kanë marrë fitoren e 15-të sezonale.


Të besuarit e trajnerit Billy Donovan kanë triumfuar në udhëtim te New York Knicks me katër pikë diferencë 115:119.

DeMar DeRozan ka qenë më efikasi për Bulls në këtë takim, pasi shënoi 34 pikë, pati gjashtë kërcime e tre asistime.

17275110

Me lojë të mirë te mysafirët u dallua edhe Zach LaVine që shtoi 27 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, derisa pikë të njëjta arriti edhe qendra malazeze Vucevic.

Julius Randle ishte më efikasi te vendasit me 30 pikë e 12 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/Rezultatet:

New York Knicks - Chicago Bulls 115:119

Toronto Raptors - Milwaukee Bucks 97:93

Memphis Grizzlies - Oklahoma City Thunder 152:79

Phoenix Suns - Detroit Pistons 114:103

Portland Trail Blazers - San Antnonio Spurs 83:114

telegrafi sport app