LAJMI I FUNDIT:

Chelsea thumbon Bayernin me një video të finales së 2012, por reagimi i gjermanëve në rrjetet sociale ishte edhe më i bukur

Chelsea thumbon Bayernin me një video të finales së 2012, por reagimi i gjermanëve në rrjetet sociale ishte edhe më i bukur

Chelsea dhe Bayern Munich do të takohen përsëri në Ligën e Kampionëve.

Shorti deshi që dy gjigantët evropianë të përballen mes vete në fazën e parë të eliminimit direkt.

Përballja e fundit e dy skuadrave në Ligën e Kampionëve ishte në finalen e vitit 2012 që ishte zhvilluar në Munich.


Në atë botë Chelsea kishte arritur ta fitonte trofeun me rikthim në Allianz Arena.

Thomas Muller kaloi Bayernin në epërsi në minutën e 83-të, derisa pesë minuta më vonë barazoi Didier Drogba me kokë për të shkuar ndeshja në penallti.

Në ekzekutimin e penalltive Chelsea fitoi 4-3, ku Drogba ishte përsëri që shënoi golin vendimtar.

Chelsea tani ka thumbuar Bayernin duke postuar një video në Twitter ku shihet Drogba duke shënuar golin e barazimit me kokë.

“Kujtime magjike nga ndeshja Chelsea – Bayern Munich. Mund ta rikujtoni atë natë dramatike në aplikacionin e Chelseat tani”, ka shkruar klubi anglez në Twitter.

Nuk ka vonuar fare dhe ka ardhur përgjigja epike nga klubi gjerman në Twitter.

Bayern në versionin anglisht ka publikuar se ka bllokuar dy fjalë në Twitter dhe ato janë Drogba dhe viti 2012.

Megjithatë tifozët londinez nuk kanë ngurruar që t’i përgjigjen gjermanëve me foto të Drogbas me trofeun e Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi priten dy përballje të zjarrta mes dy skuadrave të mëdha evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori