Chelsea i bindur se kanë siguruar shërbimet e Bakayoko

Është përfolur shumë për të ardhmen e Tiemoue Bakayoko.
Ylli i Monacos ishte i kërkuar pothuajse nga të gjithë skuadrat e mëdha evropiane, posaçërisht ato nga Liga Premier.
Sipas L’Equipe klubi londinez është i bindur se ka arritur marrëveshje për Bakayoko dhe se javën tjetër çdo gjë do të zyrtarizohet.
Çmimi i mesfushorit francez është rreth 40 milionë euro.
Ne marrëveshje nga Blutë mund të futet edhe Michy Batshuayi. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































