Londinezët e Chelseat kanë gjetur formën pasi në 1/8 e FA Kupës kanë mposhtur Hull Cityn me rezultat 4-0.

Djelmoshat e Antonio Contes e kanë mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar të gjitha golat.


Ndeshjen e hapi Willian me një gol të bukur nga jashtë zonës të shënuar që në minutë e dytë të ndeshjes.

1518811671895 lc galleryImage Soccer Football FA Cup Fi

Nuk vonoi shumë dhe shënoi edhe Pedro që ngriti rezultatin në 2-0.

Willian gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Chelsean, që ishte më i bukur edhe se i pari.

1518813684559 lc galleryImage Chelsea V Hull city FA Cu

Pjesën e parë e mbylli aksioni shumë i bukur i dyshes që u transferuan në dimër, Emerson dhe Giroud, ku francezi shënoi nga një pozitë e vështirë.

1518814285031 lc galleryImage Chelsea s French attacker

Në pjesën e dytë Hull City kishte rastin ta shënonte golin e nderit, por që  Meyler gaboi nga pika e bardhë.

1518815915816 lc galleryImage Chelsea V Hull city FA Cu

Chelsea pas kësaj fitoreje kalon në çerekfinale të FA Kupës. /Telegrafi/

telegrafi sport app