LAJMI I FUNDIT:

Chelsea pas Asamoah

Chelsea pas Asamoah

Antonio Conte është duke shikuar ish futbollistin e tij te Juventusi, mesfushorin me tipare mbrojtëse, Kwadwo Asamoah.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri italian është duke menduar për një ofertë rreth 20 milionë euro për 27-vjeçarin ganez.

Edhe pse, futbollisti ganez në këtë sezon ka luajtur vetëm 11 ndeshje, Conte është i bindur që Asamoah mund t’ia japë një dorë të mirë, pasi mund të luajë në shumë pozicione.


Asamoah më parë ka luajtur edhe për Udinesen, para se të nënshkruante me Zonjën e Vjetër, gjatë kohës sa udhëhiqej pikërisht nga Conte. /Telegrafi/