LAJMI I FUNDIT:

Chelsea me ofertë të përbashkët për Dzekon dhe Palmierin

Chelsea me ofertë të përbashkët për Dzekon dhe Palmierin

Roma dhe Chelsea janë në negociata për Emerson Palmieri, por Sky Sport Italia raporton këtë mbrëmje (e enjte) që po diskutojnë edhe për Edin Dzekon në një marrëveshje të dyfishtë prej 65 milionë eurosh.

Afati kalimtar i transferimeve të janarit është në lëvizje të plotë dhe dihet mirë se skuadra e Antonio Contes kanë synuar Emerson Palmieri, i cili është vlerësuar me 25 milionë euro.

Sidoqoftë, këtë mbrëmje, gazetari Gianluca Di Marzio nga Sky Sport Italia zbulon se Emerson nuk është tema e vetme që diskutohet nga të dyja klubet.


Chelsea e gatshme të paguajë 25 milionë euro për Palmierin
Lexo po ashtu Chelsea e gatshme të paguajë 25 milionë euro për Palmierin

Ata janë gjithashtu duke negociuar për Dzekon, ish-sulmuesin e Manchester Cityt, pasi humbën njërin nga caqet kryesore, Andy Carrollin e lënduar të West Hamit.

Chelsea ka ofruar 50 milionë euro për Emerson Palmierin dhe Dzekon, ndërsa Roma po kërkojnë një sërë shpërblimesh që do të merrnin shumën totale deri në 65 milionë euro.

Agjenti i Palmierit i hap derën Chelseat: Do të ishte ëndërr të punonte me Conten
Lexo po ashtu Agjenti i Palmierit i hap derën Chelseat: Do të ishte ëndërr të punonte me Conten

Blutë shpresojnë të përfshijnë edhe sulmuesin belg, Michy Batshuayi në huazim si pjesë të marrëveshjes.

Palmieri në aksion gjatë derbit lokal ndaj Lazios (Getty Images)

Dzeko nuk është i panjohur në Ligën Premier, pasi ka fituar titullin me Manchester Cityn nën drejtimin e Roberto Mancinit.

Sezoni i tij e parë në Romë ishte katastrofik, por me siguri ai gjeti formën e tij në sezonin e dytë, duke përfunduar si golashënuesi i Serie A me 29 gola në 37 paraqitje.

Dzeko duke festuar njërin nga shumë golat e tij me Romën (Getty Images)

Deri më tani në këtë sezon, ai ka gjetur rrjetën 12 herë në 26 ndeshje mes Serie A, Coppa Italias dhe Ligës së Kampionëve.

Chelsea mendon për Edin Dzekon
Lexo po ashtu Chelsea mendon për Edin Dzekon

Boshnjaku gjithashtu ka shënuar edhe dy gola në barazimin 3-3 të Romës në Stamford Bridge ndaj Chelseat në 18 tetor në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Dzeko i mbush 32 vjet në mars, kështu që nuk është krejtësisht jashtë çështjes që Roma ta shes për çmimin e duhur, veçanërisht pasi ata tashmë investuan në zëvendësimin e tij, çekun Patrik Schick. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

La Liga
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

La Liga
Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet - kërkon sensacionin evropian

Guardiola shpenzoi 152 milionë euro këtë janar, por nuk ka ndërmend të ndalet - kërkon sensacionin evropian

Premier League
Kalo në kategori