Chelsea dëshiron ta rikthej Nathan Aken në skuadër.

Skuadra londineze e shiti mbrojtësin holandez te Bournemouthi në vitin 2017, por në klauzolën e tij, The Blues kanë ende të drejtë ta blejnë atë të parët.


Për ta realizuar transferimin e 24-vjeçarit, Chelsea duhet të paguajë hiq më pak se 45 milionë euro te rivali nga Liga Premier.

Frank Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit që në afatin kalimtar të janarit t’i transferojë së paku dy mbrojtës, pasi aty është edhe pika më e dobët e skuadrës.

Kurt Zouma, Fikayo Tomori dhe Andreas Chrisensen, nuk po mund të përshtaten, e që Ake mund të jetë zgjidhja e tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app