LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Arsenal pa gola në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup (Foto)

Chelsea dhe Arsenal pa gola në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup (Foto)

Nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup mes Chelseat dhe Arsenalit.

The Blues dhe Gunners janë ndarë të barabartë duke mos mundur të realizojnë ndonjë gol përgjatë 90 minutave në Stamford Bridge.

Pjesa e parë i takoi vendasve që dominuan me posedimin e topit dhe raste të krijuara, por që nuk finalizuan me gol.


Victor Moses pati rast të mirë në të 24 minutë, por nuk mundi ta mposht portierin David Ospinas.

Ky i fundit ishte më i suksesshëm edhe në të 45 minutë, kur nuk e lejoi të realizoi gol Cesc Fabregasin.

Në pjesën e dytë Jack Wilshere pësoi një lëndim, i cili bëri që të zëvendësohet në të 57 minutë nga ana e Mohamed Elnenyt.

Edhe në 45 minutshin e dytë vazhduan të dominojnë të besuarit e trajnerit Antonio Conte.

Por, asnjëherë të vetme nuk arritën të rrezikonin portën e Gunnersave, ku kontribuoi edhe Shkodran Mustafi që kishte paraqitje për tu duartrokitur.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati gol dhe kështu takimi përfundoi i barabartë dhe gjithçka mbetet të zgjidhet në takimin e dytë.

Theksojmë se për herë të parë në shtetin anglez është shfrytëzuar teknologjia e video asistencës së gjyqtarëve (VAR), por që nuk kishte nevojë ta shfrytëzonte gjyqtari kryesor, Martin Atkinson.

Chelsea dhe Arsenal sërish do të takohen më 25 shkurt, ku gjithçka do të vendoset rreth finalistit të Carabao Cup ndërsa në gjysmëfinalen tjetër po ballafaqohen Manchester City dhe Bristol City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori