Chelsea dëshiron të nënshkruajë me njërin prej lojtarëve kryesor të Barcelonës

Nga Londra po mbahet një vëzhgim i vazhdueshëm lidhur me situatën e Eric Garcias te Barcelona.
Në moshën 24-vjeçare dhe me një kontratë që skadon në vitin 2026, mbrojtësi spanjoll është shndërruar në një mundësi të rëndësishme në afatin kalimtar për Chelsean.
Klubi anglez, i cili prej kohësh është në kërkim të alternativave në repartin difensiv, tashmë e ka përqendruar vëmendjen te qendërmbrojtësi i formuar në akademinë La Masia, situata kontraktuale e të cilit ka ngjallur interesin e disa klubeve të Ligës Premier.
Chelsea kishte treguar interes edhe verën e kaluar për disa lojtarë të Barcelonës, si Fermon Lopez dhe Marc Casado, por gjithçka tregon se prioriteti aktual është Eric Garcia, sipas raportimeve të TBR Football.
Kontrata e tij me Barcelonën po hyn në një fazë vendimtare dhe, nëse nuk rinovohet, ai mund të nisë negociatat me klube të tjera duke filluar nga janari i vitit 2026.

Në ‘Stamford Bridge’ janë të vetëdijshëm për këtë mundësi dhe po shqyrtojnë mundësinë për të vepruar më herët, për të siguruar firmën e tij përpara skadimit të kontratës.
Sipas burimeve pranë klubit anglez, emri i Eric Garcias është në listën e përforcimeve të mundshme për afatin kalimtar dimëror, megjithëse nga Londra pranojnë gjithashtu se mbrojtësi mund të rinovojë me Barcelonën para këtij afati.
Ndërkohë, Ronald Araujo mbetet ende objektiv për Chelsean, por ndjesia është se uruguaiani nuk e konsideron largimin nga Barça, të paktën për momentin.
Në të kundërt, situata e Garcias është shumë më e hapur dhe më tërheqëse, si nga aspekti ekonomik, ashtu edhe nga ai kontraktual./Telegrafi/



















































