Charli XCX u shpall fituese në ‘Grammy’ 2025, por nuk ishte në skenë për të marrë çmimin pasi ishte ende duke pozuar në tapetin e kuq.

Trofeun për Regjistrimin më të Mirë Dance/Pop për këngën "Von Dutch" e pranoi në vend të saj producenti Finn Keane, përpara se ajo t’i bashkohej më vonë në sallë.


Albumi i saj i suksesshëm, "Brat", i nominuar në tetë kategori, konkurron gjithashtu për Albumin e Vitit, Regjistrimin e Vitit, Performancën më të Mirë Pop Solo, Videoklipin më të Mirë, Albumin më të Mirë Dance/Electronic dhe Paketen më të Mirë Vizuale, shkruan DailyMail.

94788515 14353349 image a 3 1738544154842

Në tapetin e kuq, Charli tërhoqi vëmendjen me një fustan blu dramatik, me dekolte të thellë dhe një çarje të guximshme deri në kofshë.

Ceremonia e këtij viti u dominua nga Beyonce, e cila kryesoi me 11 nominime, përfshirë Albumin e Vitit për "Cowboy Carter", një projekt që eksploron rrënjët e muzikës country dhe rolin e artistëve me ngjyrë në këtë zhanër.

94786267 0 image a 2 1738543949225

Albumi i saj u bë i pari nga një grua me ngjyrë që kryeson Billboard Top Country Albums, por u anashkalua nga Country Music Awards.

Ndër fituesit kryesorë të mbrëmjes ishin gjithashtu Kendrick Lamar, i cili mori çmimin për Këngën e Vitit me "Not Like Us", dhe Chappell Roan, e shpallur Artisja më e Mirë e Re.

94787529 14353349 The 32 year old s smash hit album Brat is nominated for a whoppi a 19 1738544691357

Kategoria Albumi i Vitit u dominua nga artistet femra, me Beyoncé, Taylor Swift, Billie Eilish, Charli XCX, Chappell Roan dhe Sabrina Carpenter në garë, ndërsa André 3000 dhe Jacob Collier ishin të vetmit meshkuj të nominuar.

Fituesit u zgjodhën nga 13,000 anëtarë të Akademisë së Regjistrimeve, duke përfshirë artistë, producentë dhe kompozitorë. /Telegrafi/

94786683 14353349 image a 18 1738544616806