Kosova do të përballet me Malin e Zi sonte me fillim nga ora 20:45.
Dardanët kanë nevojë për fitore me qëllim që të mbesin fuqishëm në garë për një pozitë që i dërgon në Kampionatin Evropian Euro 2020.
Trajneri Bernard Challandes njihet si trajner që nuk e zbulon formacionin para ndeshjes, por në stërvitjet që ka bërë vërehet një strategji e re e zviceranit.
Tekniku me përvojë pritet ta lë në pozitën e mesfushorit të djathtë, mbrojtësin Florent Hadergjonaj.
Ndërkohë si mesfushor qendror pritet të luajnë dyshja Valon Berisha dhe ‘luftëtari’ i rikthyer nga lëndimi Herolind Shala.
Mbrojtja do të formohet nga katërshja e përhershme Vojvoda, Rrahmani, Aliti e Kololli.
Ndërkohë të paprekshmit në sulm do të jenë Rashica, Celina e Muriqi.
Formacioni i mundshëm i Kosovës 4-2-3-1:
Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, V.Berisha, Hadergjonaj, Celina, Rashica, Muriqi. /Telegrafi/