LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Bullgaria është ekip agresiv dhe me përvojë, por ne do të luftojmë për t’u kualifikuar në Euro 2020

Challandes: Bullgaria është ekip agresiv dhe me përvojë, por ne do të luftojmë për t’u kualifikuar në Euro 2020
Bernard Challandes në konferencën për media para ndeshjes ndaj Bullgarisë (Foto: Telegrafi/Ridvan Silvova)

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kualifikuese ndaj Bullgarisë.

Kosova është nikoqire e Bullgarisë në takimin e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Takimi do të luhet të hënën mbrëma në stadiumin Fadil Vokrri dhe trajneri Challandes pret një ndeshje shumë të vështirë dhe krejtësisht ndryshe nga ajo me Danimarkën.


Challandes: Jam i ngazëllyer që do të luajmë kundër ekipeve të mëdha si Anglia, Çekia dhe Bullgaria
Lexo po ashtu Challandes: Jam i ngazëllyer që do të luajmë kundër ekipeve të mëdha si Anglia, Çekia dhe Bullgaria

“Jam i lumtur me paraqitjen me paraqitjen ndaj Danimarkës, por tani është një ndeshje tjetër, ndaj një kundërshtari tjetër, një gare tjetër”, ka thënë fillimisht Challandes në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Me këtë ndeshje ne hapin rrugën tonë në garën për Kampionatin Evropian Euro 2020”.

Bernard Challandes dhe Hekuran Kryeziu në konferencën për media para ndeshjes ndaj Bullgarisë (Foto: Telegrafi/Ridvan Silvova)

“Mendoj që është një ndeshje tjetër sigurisht, nuk e di nëse do të jetë ndeshje e mirë për shikuesit,  por për mua është shumë e rëndësishme”.

“Ndeshja e kaluar ka qenë përgatitore, ndërsa tani do të luftojnë për t’u kualifikuar, duhet të fillojmë kalkulimet për pikë dhe të luftojmë për çdo top, jo vetëm në mesfushë”.

FFK njofton tifozët rreth hapjes së dyerve të stadiumit dhe rregullave për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Lexo po ashtu FFK njofton tifozët rreth hapjes së dyerve të stadiumit dhe rregullave për ndeshjen ndaj Bullgarisë

“Bullgaria është ekip i fortë me përvojë dhe duhet të japim gjithçka. Ata janë një kundërshtar agresiv dhe këtë e ka treguar ndaj Maqedonisë ”

“Ekipi është një situatë të mirë dhe këtë e ka treguar në çdo seancë stërvitore”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Te Real Madridi

Te Real Madridi "me kontratë" lojtarët nuk kanë guxuar të thonë se Messi është më i mirë se Ronaldo

La Liga
Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Serie A
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

Premier League
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Kalo në kategori