Jennifer Lawrence i ka dhënë fansave shumë kënaqësi me filmat e saj, por së fundmi ka pushtuar edhe revistat për stilin e veshjes, i cili përshkruhet si shumë hijshëm

Vetë aktorja ka deklaruar se nuk mundohet shumë për t’u kombinuar.


Sipas ekspertëve të modës, ka 7 detaje nga gardëroba e Jennifer që duhet t’i kesh për t’u dukur aq e relaksuar kur lëviz në përditshmëri.

1. Këmishë në vend të trikos së hapur

2 785 0 65aabb21db8ba

Jennifer preferon një këmishë të hapur dhe jo një bluzë me zinxhir ose kopsa. Për t’i rritur nivelin veshjes, zgjedh taka.

2. Xhinse të gjera (plotësisht) ose të lirshme vetëm poshtë gjurit

3 78

Stili i viteve ’90 është i preferuari i Lawrence. Kombinuar me xhaketë të gjerë dhe këpucë të sheshta ose çizme.

3. Fustan i zi, i gjatë

4 785 0 65aabb239a1c5

Të duhet patjetër në gardërobë një fustan i zi klasik që e nxjerr në pah siluetën.

4. Fustan mini me rreth flokësh

6 785 0 65aabb25510c9

Një fustan i shkurtër minimalist që mbulon gjithë dekoltenë dhe tregon këmbët me delikatesë, kombinohet me një rreth flokësh në të njëjtën ngjyrë. Kaq mjafton për një pamje shumë trendi, citon Anabel.

5. Bluzat e thurura me ngjyra

7 785 0 65aabb24b96e6

Të gjera, me ngjyra, të ngrohta, Jennifer të bën të besosh se një bluzë e tillë duhet veshur çdo ditë.

6. Pallto

1 785 0 65aabb21db8ba

Një nga detajet që e dallon aktoren janë palltot e gjera me prerje të çrregullt, të kombinueshme me xhinse, pantallona të gjera ose atlete.

7. Pardesy e hollë dhe e gjatë

5 785 0 65aabb2425d20

Pupa dhe pardesyja e gjatë e hollë janë kombinimi fitues i pranverës dhe vjeshtës.

/Telegrafi/