Sipas studimeve të bëra nga Alan R. Hirsch, themelues i Smell and Taste Treatment and Research Foundation, ka të dhëna interesante që lidhin parfumin tuaj me personalitetin
Ai ka studiuar teste të personalitetit në më shumë se 18,000 njerëz dhe i ka krahasuar rezultatet me aromat e preferuara të pjesëmarrësve. Sipas tij, përmes parfumit mund të njihni pak më mirë dikë.
Në vijim gjeni kategoritë e aromave dhe përshkrimet përkatëse lidhur me kategorinë e njerëzve që zgjedhin këto aroma.
Agrume (qitro, portokall, limon etj)
Aromat e agrumeve janë të pranishme te parfumet e meshkujve, sepse lëshojnë një freski të pastër, të mprehtë dhe energjike. Gjithashtu janë përfshirë në shumë përfitime terapeutike dhe sigurojnë një baraspeshë mes freskisë dhe qetësisë. Aroma të tilla janë të preferuara për shumë vajza e gra.
Zakonisht, ato që zgjedhin një aromë të tillë kanë një sens të egër humori dhe u pëlqen të flirtojnë me sharmë. Me pak fjalë, janë femërore pa qenë shumë vajzërore dhe flirtuese, pa qenë tepër romantike.
‘Gourmand’
Aromat që rrotullohen rreth ushqimit dhe përmbajnë nota si vanilja, çokollata, kafeja, lajthi etj, hyjnë në kategorinë Gourmand. Njerëzit që preferojnë këto aroma, veçanërisht vaniljen, priren të jenë të gjallë dhe energjikë.
Dikush mund t’i përshkruajë si “shpirti i festës”. Ata e duan vallëzimin, pijen, takimin me njerëz të rinj dhe preferojnë të dalin nëpër qytet sesa të qëndrojnë në shtëpi.
Dru
Aromat me bazë druri janë më të përhapura për meshkujt. Këto aroma portretizojnë një njeri me këmbë në tokë, që do natyrën dhe aromën e barit të freskët, pishave dhe erën e tokës pas shiut. Aromat si druri i sandalit, veçanërisht, transmetojnë një ndjenjë përsosjeje. Tifozët e drurit të sandalit kanë pritshmëri të mëdha për veten dhe të tjerët.
Këto parfume përbëhen nga erëra tokësore dhe natyrore si druri i sandalit, kedrit, druri i agarit dhe patchouli dhe shumë burra dhe gra i kanë dashur për shekuj me radhë.
Floral
Nëse ju pëlqejnë aromat e jaseminit dhe zambakut, atëherë pa dyshim që jeni adhurues i luleve. Aromat e luleve thonë se jeni një person shumë miqësor dhe i hapur. Edhe pse kryesisht janë gratë ato që zgjedhin parfume me aromë lulesh, nuk është një aromë e pazakontë as tek burrat.
Nga të gjitha lulet, shumica e burrave preferojnë trëndafilin.
Ujë/det
Nëse doni aromat ujore me nota detare dhe të kripura, do të thotë se jeni shpirt i lirë, elegant, por sërish elegant dhe intelektual. Këto aroma janë perfekte për ata që preferojnë të ëndërrojnë.
Të ekuilibruar dhe të dashur ndaj natyrës, njerëzit që duan aromat ujore zakonisht u shmangen “xhunglave” urbane dhe ideja e tyre për një festë të përsosur është një ishull i largët me një bibliotekë. Tifozët e parfumeve ujorë priren të jenë spontanë.
Oriental
Notat pikante, të ngrohta dhe me myshk përbëjnë parfumet me aromë orientale. Nëse jeni të prirur të mbani parfume si këto, atëherë ka shumë të ngjarë të jeni një buf nate, me guxim dhe sensualitet.
Entuziastët e aromave orientale priren të jenë impulsivë, pak të ndjeshëm dhe të kenë prirje artistike.
Aromë frutash
Zakonisht ata që mbajnë parfum me shije frutash (shalqi, frut-pasioni, qershi, mollë, etj.) konsiderohen si njerëz optimistë, të këndshëm dhe energjikë që bëhen zemra e festave.
Njerëzit që mbajnë parfume me aromë frutash priren të jenë më nervozë, të çuditshëm dhe pesimistë, gjithashtu zakonisht janë ironikë dhe të bezdisur.
Aromat sportive
Aromat sportive janë krijuar posaçërisht për të qenë një adrenalinë në shishe. Ato kanë tendencën të përshkruajnë një njeri me karakter aktiv dhe punëtor.
Zakonisht janë përzierje e notave të agrumeve me diçka drunore ose bimore.
E gjelbra
Nëse preferoni të jeni pak të sofistikuar dhe me klas, por gjithashtu të keni një dramë të vogël në jetën tuaj, atëherë ndoshta duhet të shkoni për aromat e gjelbra. Këto aroma përmbajnë nota të kastravecit, borzilokut, çajit jeshil etj.
Burimet: Perfume Cologne, Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro

Pajisjet që nuk duhet t'i lani kurrë me makinën larëse

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

A i keni ditur këto karakteristika të luleve? (Foto)
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij