LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thonë te Real Madridi tani që Mbappe ka njoftuar largimin e tij nga PSG?

Çfarë thonë te Real Madridi tani që Mbappe ka njoftuar largimin e tij nga PSG?

PSG-ja ka marr një goditje të dyfishtë këtë javë pasi u largua nga Liga e Kampionëve, ndërsa sot Kylian Mbappe ka njoftuar zyrtarisht se do të largohej nga klubi francez pas shtatë vitesh.

Real Madridi nuk është përmendur në njoftimin e Kylian Mbappes për lamtumirën e tij me PSG-në. Francezi bëri publike në orën tetë të mbrëmjes videon në të cilën konfirmonte se më 30 qershor do t’i jepte fund lidhjes me klubin parisien.

Ndaj, menjëherë të gjithë sytë nisën të përqendroheshin te Real Madridi i cili pritet të jetë klubi i radhës. Logjikisht, të gjithë në Valdebebas nuk kishin asnjë koment kur u pyetën për zyrtaritetin e largimit të Mbappes nga PSG.


View this post on Instagram

A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)

Argumenti i parë i përdorur nuk ishte tjetër veçse sa janë edhe disa ndeshje në javët e ardhshme, me finalen e Ligës së Kampionëve në mesin e tyre, dhe argumenti i dyti ishte se ai është ende lojtar i PSG-së, kështu që do të ishte e papërshtatshme.

E vërteta është se Los Blancos vazhdojnë të mohojnë zyrtarisht një marrëveshje që të gjithë e marrin si të mirëqenë. “Nuk ka asgjë për të thënë”, thonë nga gjigantët spanjollë.

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain
Lexo po ashtu Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Udhëheqësit nxorën një mësim nga ajo që ndodhi në vitin 2022 dhe kanë kërkuar të qëndrojnë mënjanë, por duke ndërmarrë hapat në mënyrë të sigurt. Në klub e dinë ditën se kur do të ndodh konfirmimi.

Nuk do të ketë zyrtaritet në ditët në vijim. Ata duan të respektojnë sa më shumë skuadrën e tyre aktuale, atë që duhet të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley.

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Lexo po ashtu Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Në takimet e zhvilluara ditët e fundit në klub, çështja Mbappe nuk është diskutuar asnjëherë zyrtarisht, por jozyrtarisht është folur për javën e parë të qershorit si një kohë e mundshme për prezantimin e tij, pasi pastaj fokusi do të jetë te kampionati evropian. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori