Çfarë i thanë Messi dhe Rodrygo njëri-tjetrit në përplasjen e ashpër

Kjo herë, megjithatë, tensionet shkuan përtej çdo pritshmërie të mëhershme, ndërsa lojtarët e të dyja ekipeve përfunduan në një shkëmbim të ashpër fjalësh.
Pak kohë pasi lojtarët argjentinas dalin nga tuneli, Rodrygo i Brazilit iu drejtohet me një sulm verbal.
"Ju frikacakë", thuhet të ketë thënë braziliani, sipas TyC Sports.
"Ne jemi kampionët e botës, pse jemi frikacakë? Kujdes me fjalët", iu përgjigj Lionel Messi.
Më herët gjatë ndeshjes, Messi kishte bërë thirrje që shokët e tij të ekipit të largoheshin nga fusha pasi disa tifozë argjentinas në tribuna u goditën nga policia vendase braziliane me shkopinj gome.
Gjërat kanë tendencën të bëhen të nxehta kur është fjala për një përballje ndërmjet Argjentinës dhe Brazilit. Këtë herë, megjithatë, të gjitha kufijtë u kaluan.
Argjentina ka mposhtur Brazilin me rezultat 1-0. Kjo është humbja e parë ndonjëherë në shtëpi e Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës. /Telegrafi/














































