Çfarë do të thotë kur vazhdimisht ëndërroni të njëjtin person? Ç’porosi na dërgon nënndërgjegjja në këtë mënyrë

Interpretimi i ëndrrave është ende aktuale sot, siç ishte dy mijë vjet më parë, dhe tërheq shumë vëmendje
Kjo është krejtësisht normale, sepse kufijtë e nënndërgjegjes sonë nuk janë eksploruar ende, dhe interpretimet e ndryshme të ëndrrave sjellin mister shtesë.
Ëndrrat janë një fenomen magjepsës. Ato mund të jenë të plotësuara me njerëz, vende dhe rrethana që ne i njohim ose mund të jenë një kombinim interesant i gjërave që nuk i njohim, transmeton Telegrafi.
Dr. Carder Stout, psikoterapist, shpesh inkurajon pacientët të shikojnë “brenda” për të arritur perspektivë për ëndrrat e tyre.
Ekziston një kuptim i përbashkët midis terapistëve në fushën time se ëndrrat janë kompensuese, që do të thotë se ato nuk janë arbitrare dhe të pakuptimta, por kanë një qëllim dhe kuptim të qartë, dhe ai qëllim është sjellja e materialit nga pavetëdija në vetëdije – thekson Stout.
Kjo mënyrë e perceptimit të ëndrrave ju lejon të kuptoni më mirë veten dhe ndihmon për të përcaktuar me saktësi ankthet, frikën, dyshimet, shpresat dhe dëshirat tuaja.

Të ëndërrosh vazhdimisht të njëjtin person mund të tregojë një konflikt të pazgjidhur
Nëse keni pyetur veten se çfarë do të thotë në të vërtetë kur jeni duke ëndërruar dikë, veçanërisht nëse ëndrrat përsëriten, ka disa shpjegime të mundshme. Ju mund të ëndërroni dikë sepse ka një konflikt të pazgjidhur në jetën tuaj personale ose profesionale.
Të ëndërrosh një koleg nuk do të thotë domosdoshmërisht se je i dashuruar me këtë person apo edhe se ka tension mes jush. Këto ëndrra mund të jenë një mënyrë për nënndërgjegjen tuaj për të reflektuar mbi disa shqetësime që po përjetoni aktualisht në vendin e punës.
A keni pasur një debat kohët e fundit me një mik apo një anëtar të familjes? Këta njerëz mund të jenë në ëndrrat tuaja si një tregues se sa nënndërgjegjeshëm ndiheni për këto situata. Mundohuni të flisni me personin që shfaqet vazhdimisht në ëndrrat tuaja dhe punoni së bashku për të gjetur një zgjidhje për çdo problem që keni.
Njerëzit në ëndrrat tuaja mund të shërbejnë si pasqyrim i personalitetit tuaj
Gjërat për të cilat ëndërrojmë nuk janë gjithmonë të thjeshta. Nëse vazhdoni të ëndërroni për të njëjtin person, kjo mund të mos jetë një reflektim i ndjenjave tuaja për të, por për veten tuaj. Njerëzit në ëndrra mund të jenë një përfaqësim i pavetëdijshëm i personalitetit tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës