Edhe pse shumë gra nuk kanë asnjë simptomë gjatë ovulacionit, ka edhe nga ato që ndiejnë një siklet që është i shkurtër dhe i parrezikshëm
Mund të vëreni një dhimbje të njëanshme në stomak për disa minuta apo edhe disa orë. Ovulacioni përfshin ënjtjen dhe më pas këputjen e cistës folikulare për të liruar vezën.
Ndjenja e dhimbjes gjatë ovulacionit mund të ndryshojë nga goditja e topitur në therje të mprehtë. Gjithashtu, dhimbja mund të shoqërohet me rrjedhje, dhe ndonjëherë edhe gjakrrjedhje të vogël, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, nëse ato bëhen shumë të forta ose zgjasin shumë, është e nevojshme të konsultoheni me gjinekologun.
Siç shpjegojnë mjekët, ka disa arsye pse mund të keni ovulacion të dhimbshëm dhe ato nuk janë aq të parrezikshme.
Ato përfshijnë:
▪ një ose më shumë kiste ovariane
▪ endometrioza
▪ infeksion
▪ sëmundje seksualisht të transmetueshme
▪ shtatzëni ektopike
Pikërisht për shkak të problemeve gjithnjë e më të shpeshta gjinekologjike, mjekët i rekomandojnë çdo gruaje një kontroll gjinekologjik të detyrueshëm një herë në vit, por më shpesh nëse ka një problem që kërkon trajtim apo simptoma që nuk duken të zakonshme. /Telegrafi/