Të kesh dhe të ruash një marrëdhënie romantike nuk është aq e lehtë. Të dy partnerët duhet të kalojnë shumë prova dhe të përballen me vështirësi dhe sfida. Një nga shkaktarët e problemeve të marrëdhënies në çift është dhe çështja e karrierës.
Ekziston një lloj steriotipi në shoqëri që burri është shtylla e familjes apo e lidhjes. Por çfarë ndodh nëse ky nuk është rasti, çfarë ndodh nëse një grua punon dhe burri qëndron në shtëpi. Ose kur gruaja ka një pozicion të lartë në karrierë se sa burri?
Këto janë situata që ndodhin por që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me prishjen e harmonisë në çift. Faktori që e rëndon më shumë situatën, është burri që vihet kundra gruas dhe që përpiqet me të gjitha forcat për të rifituar pozicionin e tij në familje.
Mund të duket që e vetmja mënyrë për t`i dhënë zgjidhje është që gruaja ta lerë karrierën dhe të lejojë burrin të rifitojë përgjegjësitë e tij, transmeton Telegrafi.
Por mos nxitoni për ta bërë këtë sepse ka forma të tjera për të rregulluar marrëdhënien. E para dhe më kryesorja është që të mos e lejoni partnerin tuaj të ndihet një njeri i padobishëm. Lejojeni atë të ndihet se është i rëndësishëm për ju dhe se ju nuk mund të bëni ato gjëra që bëni pa praninë e tij. E gjitha kjo është për t`i ngritur egon dhe moralin në çdo kohë, gjithashtu komunikimi është çelësi në këtë situatë.
Një tjetër mënyrë është të gjeni kohë për partnerin. Nëse ju mund t`i kushtoni katër orë atij atëherë respektojini atë ose dhe mund të rrini më shumë me të brenda mundësive, por mos i jepni përshtypjen se për ju më e rëndësishme është puna se sa ai. Kujdes!
Persona të tillë janë të ndjeshëm ndaj këtyre situatave. E fundit por jo për nga rëndësia, mos fajësoni partnerin për problemet që ndodhin në lidhje. Ju nevojitet që të tregoheni më të matur në këto situata, ta kuptoni dhe të jeni mbështetje për të në krizat që ai kalon në jetë.
Si një person i orientuar drejt karrierës ju mund t`i kushtoni më shumë kohë punës sesa familjes. Situata mund të rëndohet aq shumë sa të mos i kushtoni kohë lidhjes dhe partnerit. Në situata të tilla nuk ka dyshim që një ditë partneri juaj do jua përplasë në fytyrë se marrëdhënia nuk funksionon. Kjo ndodh me ata që orientohen drejt karrierës, duke neglizhuar familjen pa ditur asnjë gjë rreth martesës.
Si të keni përkujdesje dhe një marrëdhënie të dëshiruar?
Nëse doni të kini sukses në karrierë dhe në familje duhet t`i kushtoni kohë dhe rëndësi të barabartë të dyja aspekteve në jetën tuaj. Menaxhimi i kohës është çelësi për të pasur një marrëdhënie të suksesshme po aq sa dhe karriera.
Jepini kohë të barabartë dhe nëse duhet të kaloni një ditë veçanërisht të zënë në punë shpjegoja atij dhe kërko mbështetjen e tij. Mësoni si të jepni prioritet gjërave.
Problemet me marrëdhënien lindin kur i kushtoni më shumë kohë karrierës se sa vetë marrëdhënies. Ju duhet të mësoni se si të vlerësoni dhe t`i jepni prioritet situatave në të cilat jeni.
Nëse ju mendoni se është më e nevojshme t`i kushtoni vëmendje marrëdhënies tuaj atëherë bëni diçka në lidhje me të. Është e gjitha çështje balancimi dhe prioriteti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit