LAJMI I FUNDIT:

Çfarë të bëhet me rrobat të cilat i bartni jashtë shtëpisë gjatë epidemisë së coronavirusit

Çfarë të bëhet me rrobat të cilat i bartni jashtë shtëpisë gjatë epidemisë së coronavirusit

E vetmja mënyrë e drejtë e pengimit të infeksionit!

Ende nuk ekzistojnë të dhëna precize sa mund të mbijetojë coronavirusi në sipërfaqe, mirëpo informatat preliminare thonë që fjala është për një periudhë prej disa orëve deri në disa ditë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shumica e njerëzve aktualisht është në vetizolim, ndonjëherë megjithatë kemi nevojë të dalim nga shtëpia – së paku deri në shitore apo barnatore, derisa disa njerëz ende shkojnë rregullisht në punë.


Të gjithë tashmë kemi absolvuar masat më të rëndësishme – larjen e rregullt të duarve, bartjen e dorezave dhe maskave mbrojtëse, mbajtjen e distancës me njerëzit me të cilët jemi në kontakt…

Mirëpo, çfarë duhet të bëjmë me rrobat të cilat i bartim këto ditë jashtë shtëpisë?

Shkencëtarët e Universitetit të Harvardit thonë që virusi me siguri mbijeton më gjatë në sipërfaqe të forta se sa në ato të buta, siç janë rrobat.

Megjithatë, për të mos e futur virusin në shtëpi, ekspertët këshillojnë veshjen e rrobave të pastra sapo të ktheheni në shtëpi, posaçërisht nëse keni përdorur transportin urban, madje edhe veturën personale, jeni ulur në sipërfaqe publike apo në cilëndo mënyrë keni prekur vendet publike me rroba.

Rrobat të cilat i keni përdorur jashtë shtëpisë mos i shkundni apo mos i ajrosni, por menjëherë futni në makinën e larjes së rrobave dhe lani në mënyrën e zakonshme, pastaj hekurosni.

Pas prekjes së rrobave të përdorura patjetër lani duart! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë njerëzit duhet t’i dinë

Këshilla Lifestyle
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Kalo në kategori