LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të bëhet fëmija juaj kur të rritet?

Çfarë do të bëhet fëmija juaj kur të rritet?

Psikologët kanë zbuluar që kjo mund të dihet që në vitet e tij të adoleshencës

Rezultatet e hulumtimit katërmbëdhjetëvjeçar të publikuara në faqen e revistës Pshychological Science zbulojnë që aftësitë dhe interesimet të cilat tregohen që në moshën trembëdhjetëvjeçare kanë rol të madh në zgjedhjen e profesionit, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi ka përfshirë më shumë se 700 adoleshentë në sfera të ndryshme të interesimit, por edhe vlerësimin psikologjik, ndërkaq rezultatet të cilat janë marrë kanë qenë tregues të fuqishëm të asaj se me çfarë do të merren në moshën 50-vjeçare.


Këshilla e psikologëve është që prindërit duhet me kohë t’i identifikojnë vlerat unike dhe interesimet e fëmijës së tyre, si edhe talentet e tyre shpirtërore.

Njerëzit udhëhiqen nga stereotipa, andaj nëse fëmija është i talentuar për matematikë, mendojnë që do të bëhet shkencëtar.

– Ajo që ne dëshirojmë të tregojmë është që nuk duhet t’i nxisim fëmijët të merren vetëm me ato për çfarë janë të talentuar, por me ato ndaj të cilave, në rend të parë, ndjejnë pasion, thotë David Lubinski, autor i studimit.

Ndër fëmijët e talentuar në hulumtim, pothuajse 12 për qind kanë qenë drejtorë ekzekutivë, profesorë në fakultete shkencore, gjykatës, avokatë, ndërsa njëri madje ka marrë Shpërblimin e Pulicerit.

Në përfundim të hulumtimit theksohet që tre faktorë të cilët vendosin për atë se çfarë do të bëhemi kur të rritemi janë të dukshëm që në periudhën e adoleshencës dhe ato janë interesimet, dëshirat dhe vlerat shpirtërore të fëmijës. /Telegrafi/